“Rooney përfiton nga blerja e Pogbasë”

162

Sulmuesi Wayne Rooney do të ishte lojtari i parë i cili do të përfitonte nga kthimi i Paul Pogbasë në skuadrën e Manchester Unitedit. Ky është mendimi i ish-sulmuesit të “Djajve të kuq”, Dwight Yorke, i cili mendon se blerja e yllit francez është një plan i teknikut Jose Mourinho edhe për kapitenin e Anglisë. Teksa pothuajse çdo medie sportive njofton se 23-vjeçari brenda pak orësh apo ditësh do të zyrtarizohet në “Old Trafford”, ish-fituesi i tripletës me Unitedin ka shpjeguar se ç’ndikim do të ketë nënkampioni i Evropës te Rooney.

“Duke pritur që Pogba t’i bashkohet skuadrës, Rooney nuk do të ketë më arsye për t’u shqetësuar për të kërkuar topa. Më në fund topat do të vijnë vetë në këmbët e tij”, – tha Yorke në “Sport360”. “Unë e kuptoj pse Mourinho tha se Rooney duhet të luajë në sulm, sepse pikërisht aty ai është i mirë. Është një pozicion i përcaktuar për tiparet e tij. Me Pogbanë në fushë, ai nuk ka pse të shohë për të marrë topin. Mendoj se kjo është pjesë e planit të Mourinhos”, – shtoi ai.

ooney në sezonin e kaluar luajti si mesfushor qendre për “Djajtë e kuq” dhe për kombëtaren, por “The Special One” e ka theksuar se qëllimi i tij është ta spostojë anglezin në vendin e tij, si sulmues i parë ose i dytë. “Rooney pason bukur? Edhe unë pasoj bukur. Pasimi i bukur nuk ka vlerë, kur nuk je nën presion. Me mua Rooney do të jetë sulmues. A do të jetë 9-sh apo 10-sh, kjo është diçka tjetër, por nuk do të jetë kurrsesi 6-sh, 8-sh apo 8-sh e gjysmë”, – deklaronte portugezi në konferencën e parë për shtyp në Manchester.