Rooney jashtë fushe edhe për një muaj

85

Lajme jo shumë të mira vijnë nga infermieria për trajnerin holandez të Manchester United, Louis van Gaal, i cili është njoftuar nga staffi mjeksor se futbollisti kryesor i skuadrës Wayne Rooney do të qëndrojë edhe për një muaj tjetër jashtë fushave të blerta, transmeton Gazeta Sheshi.

Siç ka raportuar tabloidi britanik Mirror, skaneri ortopedik ka qartësuar edhe më shumë dëmtimin e sulmuesit anglez që nuk është rikuperuar ashtu siç kishte pritur stafi mjeksor.

Rooney po qëndron jashtë fushave të blerta nga 13 shkurti, pasi gjatë duelit ndaj skuadrës Sunderland ka pësuar një lëndim.
Tani mësohet se 30 vjeçari do të rikthehet më 3 prill në fushën e blertë.

/Gazeta Sheshi/