Roni Gashi nga Liria tek FC Zlin

Taleti i skuadrës së Lirisë, Ron Gashi, mund të përfundojë tekskuadra çerek FC Zlin, bëjnë të ditur zyrtar të klubit prizrenas. Paraqitja e Gashit ndaj Llapit dhe Prishtinës në kampionatin e Kosovës ishte vendimtarë që ai të bije në syrin e menaxhërve të kësaj skuadre që tani duan shërbimet e talentit 18 vjeçar, përcjellë Gazetasheshi.com.

Patrik Doqi, ish futbollistë i skuadrës së Liriës po e ndërmjetëson kalimin e Gashit tek skuadra çeke, derisa së bashku me menaxherin Rafael Frrokajn i kanë mundësuar një provë nga 20 janari deri në muajin mars.

Doqi ka theksuar përparësia e Gashit është forca që posedon dhe shpirti luftarak të cilin e shfaq gjatë ndeshejve në mesin e fushës.

Gashi ka marrë leje nga skuadra e Lirisë për këtë provë, mirëpo në rast të marrveshjes skuadra çeke duhet të futet sërish në bisedime me prizrenasit për tu dakorduar për transferimin e tij.

/Gazeta Sheshi/