Ronaldos s’po i ecë në dashuri, e humb edhe këtë bukuroshe (Foto)

Cristiano Ronaldo duket se i ka dhënë fund lidhjes me Desire Corderon. Kështu ka bërë të ditur gazeta portugeze Correrio Da Manha.

Superylli i Real Madridit e ka braktisur ‘Miss Spanjën’ duke e akuzuar se ajo “e ka shfrytëzuar”.

Spekulimet për lidhjen e 31-vjeçarit me bukuroshen u konfirmuan në muajin tetor nga revista spanjolle Corazon Czn dhe gazeta Sport.

Mirëpo, derisa CR7 ka pasur afeksion për Desire, sipas tij, ajo e ka shfrytëzuar futbollistin vetëm për të arritur më shumë famë.

Kjo është arsyeja pse Ronaldo ka vendosur t’i japë fund lidhjes me të, pasi gjithçka po shndërrohej në një spektakël mediatik.

Burimet e Correrio Da Manha thonë madje se ndarja nuk ka qenë aspak e qetë, saqë ata nuk flasin më dhe nuk janë miq me njëri-tjetrin.