Ronaldo shënon një tjetër rekord të zi, kjo nuk i kishte ndodhur qe dy vite

Kanë kaluar dy vite që kur Cristiano Ronaldo ka shënuar nga goditja e dënimit.

Që kur kaloi nga Real Madridi te Zonja e Vjetër, CR7 nuk ka arritur t’i shënojë asnjë skuadre gol nga gjuajtja e lirë.

34-vjeçari golin e fundit e kishte realizuar ndaj Gremios në Kupën e Botës për klube me Los Blancos.

Kanë kaluar tani 748 ditë, 17,952 orë e 1,077,120 minuta nga goli ndaj skuadrës braziliane.

Gjatë asaj kohe, Ronaldo kishte shënuar dy gola nga gjuajtja e lirë për Portugalinë, njëri ndaj Spanjës në Kupën e Botës.