Ronaldo ishte për teste mjekësore te Juventusi, ja pse dështoi transferimi

107

Cristiano Ronaldo ishte afër transferimit te Juventus në kohën kur akoma luante për Sportingun, por një gjë e tillë dështoi në momentet e fundit.

Ish vëzhguesi i talentëve te Juventusi, Gianni Di Marzio, ka treguar se Cristiano Ronaldo ishte afër t’i bashkohej ‘Zonjës së Vjetër’ në vitin 2002.

Ronaldo madje kishte shkuar në Torino për teste mjekësore, por kalimi i tij te Juventusi kishte dështuar për shkak të futbollistit Marcelo Salas, i cili nuk kishte pranuar të përfshihej në një marrëveshje shkëmbimi me portugezin.

“Fola me djaloshin dhe nënën e tij dhe të nesërmen të dy ishin në Torino ku ai i kreu testet mjekësore. Por në fund transferimi nuk u realizua. Si pjesë e marrëveshjes Salas duhej të shkonte në Sporting, por ai refuzoi dhe transferi dështoi”, ka thënë Di Marzio.