Ronaldo i vetëm bën sa i gjithë MSN

160

Cristiano Rondos i duhet vetëm edhe një gol në Ligën e Kampionëve që ta barazojë rekordin e tij me 17 gola të shënuara gjatë një edicioni të vetëm.

Në sezonin 2013/14, ku Reali fitoi Ligën e Kampionëve, Cristiano Ronaldo shënoi 17 gola duke thyer rekord historik në Champions. Portugezi deri më tani ka shënuar 16, është vetëm një gol larg barazimit të këtij rekordi që e kishte vendosur vet në vitin 2014.

Një fakt tjetër interesant është se treshja e Barcelonës, Messi, Suarez e Neymar, së bashku kanë shënuar 17 gola këtë edicion në Ligën e Kampionëve. Ronaldo i vetëm ka shënuar 16, pra një gol më pak se treshja e famshme e Barcelonës.

Në listën e golashënuesve më të mirë të Champiosnit këtë edicion, i dyti renditet Lewandowski me tetë gola, aq sa kanë edhe Suarez e Thomas Muller. Leo Messi renditet i pesti me gjashtë gola.

Kjo është lista e golashënuesve më të mirë deri më tani këtë edicion: