Ronaldo histori dashurie me vajzën e një bilioneri (Foto)

150

Ylli i Real Madridit Cristiano Ronaldo duket po përjeton një histori të re dashurie.

Kohët e fundit ka patur spekulime të shumta për lidhje të ndryshme të Cristiano Ronaldos, pas ndarjes nga irina Shayk, por duket se tashmë çdo gjë është konfirmuar për një histori konkrete.

E përditshmja spanjolle ‘Marca’, ka shkruar se Ronaldo takohet me vajzën e bilionerit, Philip Green.

234093

Chloe Green, madje ka qenë disa herë e pranishme në Santiago Bernabeu, herën e fundit kur Reali mposhti Romën me rezultat 2:0. Pas ndeshjes, Roanldo ishte takuar me Chloe ku i kishte dhuruar një autograf ‘For my love’, kjo ka rritur edhe më shumë spekulime për një lidhje të mundshme mes tyre, shkruan Marca.

/Albeu/