Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka thënë se gjithmonë shkon në qendrën stërvitore të ‘Los Blancos’ disa orë përpara.

Ronaldo, në fakt, është shembull për gjithë futbollistët e rinj pasi ka shumë vullnet dhe punon me orë të tëra për të pasur këtë rezultat, megjithëse nuk është më aq i ri.

Ai njihet si lojtari më punëtor në botën e futbollit – shkon i pari në stërvitje dhe largohet i fundit nga atje.

“Mundohem të bëj shumë gjëra jashtë futbollit. Mirëpo e kam kohën disi të kufizuar. Futbolli e merr pothuajse gjithë kohën time. Nuk janë vetëm dy orë stërvitje. Unë shkoj në qendrën stërvitore një orë e gjysmë më herët. Po aq qëndroj edhe pas stërvitjeve”.

“Jetoj për këtë që bëjë, e që është futbolli. Megjithatë gjej kohë të lirë për ta shpenzuar me familjen time, me të cilët shumë shpesh dal për darkë”, ka treguar Ronaldo.