Ronaldo e mbyll karrierën në këtë skuadër

165

Cristiano Ronaldo dhe Florentino Perez kanë filluar bisedimet për zgjatjen e kontratës së portugezit deri në vitin 2020, koha kur ai mbush 35 vite. Zyrtarët madrilien mendojnë të mbajnë Ronaldon deri në penzionim, megjithëse ai ka shprehur disa herë qëndrime se karriera e tij do vazhdoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Sheshi.

Siç raporton “El Confidencial”, Real Madrid e di mjaft mirë që do ta ketë shumë të vështirë të gjejë një lojtar që do ta zëvendësonte Ronaldon.

Madje bllokimi nga FIFA për të nënshkruar me futbollistë të rinj i bën edhe më të pamundur rikthimin në Manchester United, apo pranimin e një oferte stratosferike nga PSG-ja.

/Gazeta Sheshi/