Ronaldo dhe Messi dy lojtarët më të dobët në La Liga për …

112

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy lojtarët më të mirë që ka parë bota e futbollit në vitet e fundit. Gjithsesi edhe ata kanë pikat e tyre të dobëta.

Jemi duke folur për saktësinë nga pika e bardhë, argjentinasi dhe portugezi janë lojtarët që kanë humbur më shumë penallti këtë sezon në kampionatin spanjoll.

Messi ka humbur katër penallti, ndërsa Ronaldo tre. Kjo është hera e parë që CR7 humbet tre penallti në një sezon në La Liga.

Në javët e fundit penalltitë për Barcelonën i ezkekuton Neymar, ndërkohë që edhe Reali duhet të mendojë një strategji për ekzekutimet e 11-metërshave.