Ronaldo dhe Bale “dridhin” Real Madridin

154
Real Madrid ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Espanyolin.

Në stërvitjen e fundit para kësaj ndeshje, me skuadrën nuk janë stërvitur Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale.

Uellsiani ka munguar në stërvitjen e së premtes pas lëndimit që e kishte pësuar në ndeshjen kundër Sporting Lisbon në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo po ashtu mund të pushohet pasi që dy ndeshje në javë janë shumë për portugezin që vetëm tani është rehabilituar nga lëndimi në gju.

Ndeshjen me Espanyolin Reali e zhvillon të dielën duke filluar nga ora 20:45.