Ronaldo bëhet baba për herë të dytë

149

Cristiano Ronaldo do të bëhet sërish baba. Kështu të paktën kanë deklaruar mediat portugeze, me ç’rast kanë konfirmuar se ylli i Real Madrid-it, është në pritje të fëmisë së dytë të tij, pas djalit Cristiano JR, transmeton Gazeta Sheshi.

Megjithatë emri i nënës së fëmisë sërish mbetet anonim, përkundër disa pistave që dërgojnë drejt SHBA-së, se aty mund të gjendet nëna e vërtetë e fëmijës.

Gjatë goleadës së fundit në Santiago Bernabeu ndaj Celta Vigos, Ronaldo pasi kishte shënuar kishte vënë topin nën fanelën e tij, duke aloduar kështu se pret një tjetër fëmijë.

/Gazeta Sheshi/