Ronaldinhos i ndizet pasioni për modelen e Playboy (FOTO)

Ronaldinho mbetet një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve, që futbollin e ktheu në art, por ai njihet gjithashtu edhe për festat e çmendura mes femrave.

Në Brazil thuhet se ka mbajtur njëkohësisht dy të dashura me forma bombastike, me pëlqimin e tyre. Së fundmi nga vendi “Karioka” raportojnë se Dinho i është rindezur pasioni për modelen e Playboyt, Ania Gadea, të cilën e ka kontaktuar nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ronie është tërhequr prej disa vitesh nga futbolli, por jo nga “vesi” për të pasur gjithmonë në krah bukuroshet më seksi.