Roma ua jep tifozëve një super-lajm

49-vjeçari theksoi se ajo që ndodhi me futbollistin është një episod i izoluar dhe se Nainggolan është shumë i rëndësishëm për klubin verdhekuq.

Nuk ekziston asnjë çështje Nainggolan.Me këto fjalë drejtori sportiv i Romës, Ramon Rodriguez Verdejo, që njihet si Monchi hodhi poshtë çdo spekulim lidhur me belgun, që u la jashtë në sfidën e humbur me Atalantën.

Ai deklaroi se pezullimi i lojtarit nuk ndryshon absolutisht asgjë dhe se nuk hap anjë skenar në merkato.

49-vjeçari theksoi se ajo që ndodhi me futbollistin është një episod i izoluar dhe se Nainggolan është shumë i rëndësishëm për klubin verdhekuq.

Lidhur me merkaton Monchi tha se Aleix Vidal dhe Darmian janë lojtarë shumë të mirë, por momentalisht nuk janë në listën e tyre.