Roma me tjetër fytyrë në Serie A

126

Skuadra romake e ka lënë prapa eleminimin nga Liga e Kampionëve, derisa këtë vikend ka regjistruar fitoren e rradhës në kampionatin italian të futbollit. Me rezultat të ngushtë, “Ulkonja romake”, ka triumfuar në udhëtim tek Udinese 2-1, transmeton Gazeta Sheshi.

Të besuarit e Luciano Spalettit e kishin marrë seriozisht këtë ndeshje, duke realizuar pas vetëm 15 minutave lojës, me golin e realizuar nga sulmuesi boshnjak Edin Dzeko.

Në fraksionin e dytë të lojës, miqtë u munduan ta mbyllnin ndeshjes, pasi skuadra vendase ndodhej në kërkim të golit të barazimit. Ashtu edhe ndodhi, derisa Florenzi shfrytëzoi hapsirat në repartin defensiv të nikoqirëve, duke e çuar rezultatin 2-0 për miqtë.

Kur të gjithë menduan se gjithçka përfundoi, në skenë u shfaq Fernandes, i cili realizoi për 2-1 dhe dramën në fund të takimit, por që nuk pati ndonjë ndryshim drastik.

Roma tash ka 59 pikë, pesë pikë më shumë se Interi që ka vendin e pestë, e me të cilin ekip takohet javën e ardhshme në duelin vendimtar për vendin e tretë.

/Gazeta Sheshi/