Roma-Inter ndahen në ‘paqe’, Mancini befason me Rei Manaj

101

Roma dhe Interi ndanë nga një pikë në sfidën e vlefshme për Javën e 29-të të Serisë A.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1 në ‘Olimpiko’, duke bërë që skuadrat të ruajnë pozicionet e tyre të mëparshme në tabelën e klasifikimit. Me këtë rezultat Roma ndodhet në vendin e tretë me 60 pikë, e ndjekur nga Interin në vendin e katërt me 55 pikë.

Fillimisht, Interi kaloi në avantazh në minutën e 53′ me anë të Ivan Perisic, ndërsa për Romën barazoi rezultatin Niangolan në minutën e 84’.

Zikaltrit e Mancinit rritën presionin e lojës në pjesën e dytë duke kërkuar një rezultat pozitiv në transfertë, ndaj pretendentëve kryesor për vendin e tretë të zonës Champions.

Trajneri Roberto Mancini aktivizoi në këtë takim edhe sulmuesin kuqezi, Rei Manaj. Edhe pse qëndroi vetëm 10 minuta në fushë, Manaj u shfaq dy herë para portës kundërshtare.