Rojat bregdetare turke sulmojnë me shkopinj varkën e emigrantëve

97

Dy episode dhune janë regjistruar ndaj klandestinëve në Turqi. Incidenti i parë është shënuar në ujërat territoriale të Turqisë, ku anija e rojes bregdetare sulmon me shkopinj një varkë të mbushur me emigrantë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Ndërkohë episodi i dytë paraqet një tregtar që për shkaqe ende të panjohura sulmon një fëmijë të vogël refugjatësh, të cilin e përplas në tokë.

(videoja eshte ne fund te shkrimit)

Një grup klandestinësh që po udhëtonin me varkë në detin Egje kanë akuzuar rojet bregdetare se i kanë sulmuar me shkopinj duke rrezikar jetën.

Video e publikuar nga BBC dhe e filmuar nga klandestinët tregon sesi varka e mbushur me emigrantë largohet me shpejtësi kur dy persona nga një anije që supozohet se është e rojes bregdetare u qëllon me shkopinj.

Në video dëgjohen dhe zërat e emigrantëve që bërtasin.

“Regjistroni” dëgjohet duke thënë një emigrant.

“Kjo është ushtria,” bërtet një tjetër.

“Me ndihmën e Perëndisë gjithçka do të shkojë në rregull” thotë një tjetër emigrant.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar Ankaraja e cila ka sqaruar se rojet bregdetare nuk po i sulmonin emigrantët por po përpiqeshin ti ndihmonin.

Ndërkohë në tregun e Smyrnas shfaqet një tregtar teksa për shkaqe të panjohura ndjek një fëmijë klandestin. Pasi arrin ta kapë e ngre dhe e përplas në tokë.

Ndaj gjestit të paskrupullt të tregtarit kanë reaguar menjehërë kalimtarë të rastit, të cilët kanë marrë në mbrojtje fëmijën.

Njëri prej tyre shfaqet duke e goditur me shishe uji tregtarin dhe duke i kërkuar llogari për dhunën ndaj fëmijës.

Ndërkohë autoritetet policore turke kanë bërë arrestimin e tregtarit.

https://youtu.be/0j-R50VDgkg