Rodriguez ka një kërkesë për Zidanen

126

James Rodriguez ia ka bërë me dije Zinedin Zidanet se dëshiron të ketë më shumë hapësirë në stinorin e ri, pasi që ai u zotua se do të jetë pjesë e “Mbretërve” edhe për sezonin e ardhshëm.

James nuk e bëri publik emrin e skuadrës që ofroi 85 milionë euro për të, derisa deklaroi se shpreson që do të luajë më shumë, përndryshe do të largohet nga Real Madridi.

Kolumbiani është pjesë e “Los Blancos” nga viti 2014, kur Monaco e shiti për 75 milionë euro.

Me madrilenët, 25-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2020.