Roboti në Japoni, asistent për shitje

148

Njerëzit në Japoni kanë mundësi të shohin shumë robotë humane “Pepper” në dyqane, dizajnuesit e të cilëve thonë se ata mund të lexojnë dhe t’i përgjigjen humorit të përdoruesve të tyre. “Pepper” është 1.2 metra i gjatë dhe peshon rreth 28 kilograme. Ai është i pajisur me një motor emocional dhe reagon sipas një sistemi artificial inteligjence që i mundeson atij të analizojë gjestet, shprehitë dhe tonet e zërit.

Ky robot është krijuar dhe nxjerre në treg nga kompania japoneze e internetit, “Softbank” në vitin 2014. 1000 robotët e parë “Pepper” janë shitur brenda një minutii pasi u nxorren ne treg.

Por çfarë ndodh tani në Japoni? Në qendrat tregtare dhe dyqane, “Pepper” eshte “punesuar” si asistent shitjeje.

“Në katin e tetë mund të gjesh frigoriferë, kondicionerë dhe makina larëse”, tha një robot “Pepper”.

Pepper ka shumë opcione lëvizjeje, por karakteristika kryesore e tyre janë funksionet emocionale.

Një Pepper kushton sot 10 mijë dollarë. Zyrtarët e kompanisë që e prodhuan thonë se në fakt çmimi i robotit “Pepper” duhet të ishte më i lartë sepse edhe kostot e prodhimit të tij janë të larta.

Më shumë se 500 kompani kanë nisur ta përdorin robotin Pepper ndërsa më shumë se 200 të tjera po zhvillojnë aplikacionet e këtij lloj roboti.

“Softbank” dëshiron që këto robotë inteligjentë të jenë të stacionuar kudo në nevojë të shërbimeve për vizitorët e huaj, përgjatë Lojërave Olimpike në Tokio në vitin 2020.