Robert Gjeraj, kapiten i ri i Lirisë

319

Robert Gjeraj është kapiten i ri i Lirisë. Kështu vendosën votat e vetë futbollistëve, të hënën para nisjes së stërvitjes. Ai, me shumicë votash ka dal fitues në garën që u pasua nga Vigan Rexhaj e Visar Berisha.

Votimi ka qenë i fshehtë dhe pas numërimit të votave, kapiten i ri u zgjodh Robert Gjeraj, ndërsa zëvendës Vigan Rexhaj.

Gjeraj pason Kushtrim Mazrekun, i cili u lëndua disa javë para fundit të kampionatit dhe operoi gjurin, që për një kohë do të jetë jashtë fushe.

“Falenderoj bashkëlojtarët për besimin e dhënë. Kjo është përgjegjësi shtesë për mua. Do të mundohem që të kryej me korrektësi obligimet e marra nga sot e tutje”, tha bartësi i ri i shiritit të kapitenit, Robert Gjeraj.