Robert Berisha po kujdeset për atmosferën nga karantina, i komenton edhe ylli i Arsenalit

Pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit, në vendin tonë numri i të prekurve me këtë virus ka shkuar mbi 30, shkruan Gazeta Sheshi.

Kurse, këngëtari i njohur, Robert Berisha po qëndron në karantinë te konviktet, ndërkaq sonte aty ka vendosur që ta krijojë një atmosferë relaksuese.

Ai po i disponon të pranishmit që janë me të në karantinë duke kënduar këngë nga më të ndryshmet.

Por, përfomancën e këngëtarit është duke e ndjekur edhe ylli shqiptar, mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, i cili siç duket ishte duke u kënaqur nën tingujt e muzikës.

Xhaka gjithashtu ka komentuar “Qeshtu bre, kënaqna pak”. /Gazeta Sheshi/