Rizvan Jetullahu: “Avash-avash do bëhet mirë”

255

Skuadra e Vushtrrisë ndodhet në pozitë të palakmueshme në tabelë. Ndërkohë, një humbje e rradhës në shtëpi ndaj skuadrës së Gjilanit, i ka vështirësuar punët vushtrriasve për të qëndruar në elitë.

Ndërkohë trajneri që mori mbi supe barrën e skuadrës, Rizvan Jetullahu, vazhdon të besojë në skuadrën e tij.

“Kur nuk shënon e peson. Një pakujdesi e skuadrës në anën defansive na ka kushtuar. Jam i kënaqur me angazhimin dhe besoj se kemi bërë të pamundërën ndaj një rivali të vështirë siç është Gjilani. Jam i kënaqur me lojtarë, avash avash bëhet mirë”, ka theksuar Jetullahu për mikrofonat e Super Sport, transmeton Gazeta Sheshi.

Në vazhdim tekniku vushtrruas theksoi: se skuadra e tij nuk do të largohet nga elita, megjithëse i pret një punë mjaft e vështirë. /Gazeta Sheshi/