Rizoto me speca

99

Nëse do të na duhet që të përgatisim rizoto me speca për katër persona është e rëndësishme që të kemi këta përbërës kryesor:

300 gr oriz, 25 gr parmigiano, 1 spec i verdhë, 1 spec i kuq,
25 gr gjalp, 1 qepë e bardhë, 1 litër lëng perimesh, vaj ulliri dhe kripë.

Pergatitja:

Në fillim grimë qepën dhe hedhim në një tigan me vaj ulliri. Pastroni specat dhe pritini në copëza dhe më pas shtojani qepës në zjarr, duke i lënë për disa minuta. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe e fikim zjarrin.

Ndërkohë, lëngun e perimeve e hedhim në një tenxhere të mbyllur me kapak dhe i japim një valë.

Marrim gjysmën e masës së specave të zier dhe e hedhin me mikser. Kremin e krijuar e shtojmë sërisht në tigan, duke i shtuar dhe orizin. Rindezim zjarrin dhe e trazojmë pak orizin. Shtojmë nga pak nga pak lëngun e nxehtë dhe e lëmë orizin të ziejë së bashku me kremin dhe copëzat e specave.

Kur orizi të jetë gati, fikeni zjarrin dhe shtojini gjalpin dhe djathin parmigiano.