Rita pritet në mënyrë madhështore në Dubai

167

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, është duke qëndruar në Dubai, ku është pritur në mënyrë madhështore nga fansat e saj.

Rita, që ka udhëtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për të promovuar linjën e saj të re të rrobave me kompaninë e njohur Adidas, u prit nga shumë fansa të cilët ndërhynë kur Rita po fotografohej për promovim për të bërë ‘selfie’ me të.

Siç raporton “DailyMail”, disa fanse të flakta të Ritës u emocionuan shumë kur panë këngëtaren e njohur dhe ndërhynë mes sigurimit vetëm që të afroheshin te idoli i tyre.

Megjithatë, ajo arriti të bënte fotot në të cilat shkëlqeu si përherë duke treguar sërish linjat seksi.

Ylli botëror ditëve të fundit raportohej se ka nisur një lidhje romantike me aktorin Gerard Butler.