Risia më e re në Facebook

Mark Zuckerberg ka deklaruar se tashmë ka një mënyrë të re për të shfletuar të gjitha kauzat në dispozicion, si dhe ekipet dhe kornizat tjera për foto brenda rrjetit social.

Faqja shfaq të gjitha kornizat e profilit në dispozicion nga të gjitha kauzat që janë brenda Facebook, duke përfshirë edhe ato nga organizatat bamirëse si WWF, ngjarjet sportive dhe filmat në të njëjtën kohë.

Facebook që vitin e kaluar ka shtuar opsionin për të vendosur foto të përkohshme profili në mbështetje të një kauze dhe më vonë e bëri të mundur për të shtuar lloje të tjera të kornizave nga faqet që i vizitojmë, sikurse ato të ekipeve sportive, të cilat ne i mbështesim.