Trajnerri i Prishtinës, Sami Sermaxhaj, pritet që sonte të ofrojë dorëheqjen para kryesisë së klubit.
Ka qenë vetë ai që pas humbjes së sotme 1:0 nga Drenica, ka paralajmëruar në mënyrë të tërthortë një gjë të tillë.
“Do ta mbajmë një mbledhje dhe do të bëjmë ndryshime, në udhëhqejen e skuadrës”, ka thënë Sermaxhaj sot pas ndeshjes.
Prishtina pësoi humbjen e tretë këtë vit, dhe të tretën radhazi si mysafir.
Ndryshe, Infopress merr vesh se vendin e tij pritet ta zë Jusuf Tortoshi, i cili aktualisht drejton Flamurtarin.