Risi në stërvitjen e Prishtinës

108

Tre afrikanët e ardhur ditë më parë janë bashkuar me skuadrën kryqytetase në stërvitjen e ditës së hënë. Palvie, Yoka dhe Ifeme kanë stërvitur sot bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, derisa fotot janë shpërndarë nga faqja zyrtare e Prishtinës në Facebook.

Ndërsa, pritet së shpejti të bashkohen edhe dy futbollistët tjerë, kongolezi Gauthier Mankenda dhe ganezi, Basit Abdul Khalid. Këto do të jenë ardhjet e fundit të skuadrës për stinorin pranveror.