Riorganizohet shkolla e futbollit të Drenicës

Drenica ka riorganizuar shkollën e futbollistë.

Skuadra e madhe kosovare ka bërë një hap të rëndësishëm për të ardhmen e klubit.

Klubi drenicas ka riorganizuar shkollën e futbollit ku edhe ka prezantuar trajnerët e ri të grupmoshave.

Koordinator i shkollës së futbollit klubi ia ka besuar legjendës së tyre Brahim Vojvoda.

Ndërsa trajnerë në grupmosha janë Afrim Jashari, Fisnik Lushtaku, Lulzim Dërguti dhe Fadil Rama.

Njoftimi i plotë nga klubi i Drenicës:

Rigorganizohet Shkolla e Futbollit ‘Drenica’

Krahas angazhimeve të shumta, drejtuesit e KF Drenica, kanë bërë ndryshime edhe në Shkollën e Futbollit, duke i kushtuar një vemendje të veçantë, segmentit të zhvillimit të të rinjëve.

Duke marrë përbazë nevojën që Sh.F Drenica, të ketë një koordinator të Shkollës së Futbollit, këtë pozicion, drejtuesit e Klubit ia besuan ish-futbollistit të spikatur dhe ndihmëtrajnerit në ekipin senior, Brahim Vojvoda. Ky i fundit do ushtroj këtë detyrë që nga e hëna 05.08.2019

Në ndërkohë ndryshime ka edhe tek trajnerët e grupmoshave përkatëse.

Grupmoshat me trajnerët përkatës janë si vijojnë:

Grupmosha U13.
Trajner: Afrim Jashari Ndihmestrajner:Naser Shaqiri

Grupmosha U15.
Trajner: Fisnik Lushtaku
Ndihmestrajner: Lulzim Derguti

Grupmosha U17.
Trajner: Lulzim Derguti
Ndihmestrajner: Fisnik Lushtaku

Grupmosha U19:

Trajner: Fadil Rama
Ndihmestrajner : Fadil Behrami

Trajner i Portierëve të Shkollës së Futbollit:
Bekim Xani

Për gjeneratat U7, U9 dhe U11 trajnerët do të përcaktohen brenda pak ditësh.

Ftohen të gjithë lojtarët e grupmoshave nga U13 deri tek U17 që nesër e hënë(05.08.2019), nga ora 15:00 të jenë të pranishëm në grumbullimin e parë për fillim e përgatitjeve për edicionin e ri, si dhe prezentimin e ndryshimeve të reja në Shkollën e Futbollit ‘Drenica’. Grumbullimi bëhët te Stadiumi ‘Bajram Aliu’.

/Gazeta Sheshi/