Rion Dauti, senzacioni 7 vjeçarë që po fasionon në Belgjikë

Quhet Rion Dauti. Është i lindur më 22 korrik në vitin 2012 në qytezen e Bornemit në Belgjikë.

Paraqitjet e tij në kampionatin e të rinjëve deri në moshat 8 vjeçare me skuadrën KV Mechelen kanë rënë në sy të shumë skautëve të futbollit, për më tepër që këtë vit është shpallur si golashënuesi më i mire i ligës, shkruan Gazetasheshi.com.

Rioni 7 vjeçarë luan në pozitën e sulmuesit të krahut, njihet për lojën e tij me top dhe gola të shumtë.

Së fundmi edhe mediat belge kanë raportuar për senzacionin e ri 7 vjeçarë me prejardhje nga Kosova që po mahnit me talentin e tij.

Shumë shpejtë Rioni mund të përfundojë në akademitë e njërit prej klubeve të mëdha belge si Anderlecht,Brugge, Genk, Gent,Lokeren ,Wasland Beveren.

Megjithëse është ende herët Rioni premton se është një e ardhme e ndritur dhe një potencial i mundshëm për Kosovën, pasi që kjo njëherit është edhe dëshira kryesore e prindërve të tij.

/Gazeta Sheshi/