Rio Ferdinand: ”Me Ronaldon vetëm jemi tallur te Mançesteri”

98

Cristiano Ronaldo ka deklaruar dy ditë më parë se nuk është e nevojshme që të kesh miqësi me shokët e skuadrës për të qenë i suksesshëm si klub.

“Nuk kam nevojë që të drekoj apo darkoj me Benzemanë për të fituar trofe. Te Mançester United unë nuk flisja me Gigsin, Skollsin apo Ferdinandin, përveç një përshëndetje ‘mirëdita’ dhe arritëm të fitojmë Ligën e Kampioneve”, tha portugezi.

Por, ditën e djeshme ka reaguar vetë Ferdinand. “Nuk më ka pëlqyer mua? Ai ka jetuar në një shtëpi me mua. Është e pabesueshme. Mbase nuk i kane pëlqyer ushqimet që gatuaja”, tha Rio.

“Sa i përket faktit që nuk fliste me ne, nuk e bënte pasi i vinte zor. Në dhomat e zhveshjes ne vetëm talleshim dhe qeshnim me të. Vinte çdo ditë me pantallona shumë të ngushta”, tregon Ferdinand duke qeshur.