Rinis Premierliga – Rregulla të reja, ja 10 ndryshimet radikale të sezonit

WOLVERHAMPTON, ENGLAND - FEBRUARY 23: The New Premier League match ball is seen in the goal net prior to the Premier League match between Wolverhampton Wanderers and Norwich City at Molineux on February 23, 2020 in Wolverhampton, United Kingdom. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Premier Liga rinis nga themelet: nuk do të shkruhet më: “Jeta me ngjyrë është e rëndësishme” në fanella. Në vend të saj një shprehje më konkrete: “Nuk ka vend për racizëm”. Sezoni i ri i kampionatit më spektakolar në botë nis sot me derbin Fulham-Arsenal në orën 13:30. Mançester Siti dhe Junajtid vijojnë pushimin duke qenë se impenjimet e tyre europiane zgjatën më shumë. Do të vazhdohet të luhet me dyer të mbyllura prej virusit. Pyetja e parë është: Si do të reagojë Liverpuli duke u parë në pasqyrë? Të rikthehesh të fitosh pas 30 vitesh mund të të shkaktojë çdo lloj efekti. Sigurisht, nuk do të jetë e lehtë të përsëritet. Vetëm Junajtid dhe Siti kanë arritur ta mbrojnë një titull në historinë e Premier Ligës (3 Junajtid, 2 Siti).

Gati “barazia” financiare dhe rritja e konkurrencës së një sistemi futbolli si ai anglez i bëjnë gjithnjë të pasigurt skenarët. Nëse është e vërtetë që Liverpuli ka ngritur stekën, tani duhet të përpiqet ta ruajë atë standard. Kampionët e Klopit e nisin mbrojtjen e titullit sot kundër Lidsit të Bielsës, i cili pikërisht në vigjilje rinovoi kontratën edhe për sezonin e ardhshëm. Deri tani, të kuqtë kanë transferuar mbrojtësin e majtë Kostas Tsimikas, por presin edhe transferimin e Tiago Alkantarës, por edhe të tjerët besojnë. Nëse Siti korrigjon ato problemet në mbrojtje (deri tani ka transferuar holandezin Natan Ake nga Bornmëthi) dhe harron dështimin për të transferuar Lionel Mesin nga Barcelona, nëse Çelsi shfrytëzon merkaton e rekordeve, nëse Arsenali konfirmon punën e Artetës në stol, nëse Junajtid forcohet edhe në kokë.

Deri tani “Djajtë” kanë transferuar Van de Bekun, i cili ishte pjesa e fundit e atij Ajaksi gjysmëfinalist në Champions dy sezone më parë. Çelsi meriton të ndalesh pak më gjatë. Roman Abramoviç ka nisur të besojë. Nuk shpjegohen ndryshe 250 milionë paundët e investuara për të transferuar katër kampionë si Haverc, Verner, Çiluell dhe Zijeh, pa harruar afrimin me parametër zero të Tiago Silvës. Dje Lampard mbylli edhe goditjen e tetë ketë verë: afrimin e portierit të Ren, Mendi, i cili do të forcojë edhe pikën e dobët të trajnerit të bluve, portën, duke i shtuar konkurrencën Kepës dhe Kabazheros. Le të mos e harrojmë as Totenhemin e Murinjos, por pak shanse ka në letër.

Rregullat – Lojtarët e rinj dhe ligjet e reja janë një normë e çdo sezoni. Por, cilat do të jenë risitë e 2020-’21?

Himni – Futbollistët do të zbresin në fushë me muzikë, një himn i krijuar nga “MassiveMusic. Shtrëngimet e duarve do të vazhdojnë të mungojnë edhe në të ardhmen e afërt.

Topi – Sezon i ri, top i ri, i cili do të jetë më sferik se ai i sezonit të shkuar. Këtë herë “Nike Flight” premton një 30% fluturim më të saktë në ajër dhe ka një aerodinamikë të përmirësuar, përveç dizajnit të revolucionarizuar.

Përdorimi i ekraneve – Me kërkesë të FIFA-s, tashmë arbitrat e Premier Ligës do të përdorin monitorët jashtë fushe për të konfirmuar rastet e dyshimta në VAR, duke mos i besuar verbërisht gjykimit nga kabina.

Rregullat e reja – Shpatulla nuk është pjesë e krahut, anësorët duhet t’i mbajnë flamujt ulur derisa sulmuesi të godasë dhe shkeljet në momentin e ekzekutimit të penalltive do të penalizohen në mënyrë strikte nga VAR.

Vija të ndryshme – Vijat e VAR-it tani do të jenë jeshile ose të kuqe për sulmin dhe blu për mbrojtjen, ndërsa më parë ishin aplikuar vijat 3D. Jeshile është në pozicion të rregullt, e kuqe për pozicionin jashtë loje dhe shefat e Premier Ligës mendojnë se kjo do ndihmojë në qartësi.

Arbitrat – Janë promovuar dy arbitra të rinj nga EFL, Darren Ingland dhe Robert Xhons, së bashku me asistentët Xhejms Meinuaring dhe Tim Ud.

Fanellat e arbitrave – Kostumet e “Nike” do të jenë të zeza me të verdhën fosforeshente dhe vjollcën e gjallë, për të mos u ngatërruar as nga ata që nuk shohin mirë.

Tabela e ndërrimeve – Sponsori i ri “Hublot” e ka dizenjuar të ngjajë me orën e tyre sportive “Big Bang Unico” që do të mbahet nga arbitrat.

Tifozët – Deri në tetor nuk do të ketë publik, që mund të zgjatet deri në nëntor të paktën.

Më shumë ndeshje në TV – Klubet vendosën t’i transmetojnë të 28-ta ndeshjet e këtij muaji në TV. Presioni i mungesës së tifozëve ka sjellë këtë rezultat. /Panorama