Rikthim i madh i Interit (Video)

161
Interi ka vuajtur shumë, por ia ka dalë ta shënojë fitoren e parë në Serie A.

Zikaltërit kanë mposhtur 1:2 Pescaran në udhëtim, me golin e fitores që u shënua në minutën 91.

Bahebeck në minutën 63 kaloi Pescaran në epërsi.

Ishte Icardi që u përkujdes për të përmbysur gjithçka, duke shënuar dy herë, në minutat 77 dhe 91.

Xhiron e ardhshme Interin pret Juventusin, për të zhvilluar derbin më të madh në futbollin italian.