Rikthim i çmendur i Arsenalit

116

Lecesteri e ka provuar humbjen pas shume rezultateve pozitive. Skuadra e Rainerit mundet nga Arsenali në “Emirates”. Topçinjtë fitojnë në frymën e fundit 2-1 falë një goli të shënuar në minutën e fundit shtesë nga zëvendësuesi Welbeck.

“Dhelprat” ishin të parët që kaluan në avantazh me një gol të shënuar nga pika e bardhë më Jamie Vardy. Gjithsesi në pjesën e dytë miqtë mbetën me një lojtarë më pak pas largimit me kartonë të kuq të Simpson ndaj dhe humbasin terren në lojë

“Topçinjtë” e shfrytëzuan faktin që ishin me një lojtar më shumë në fushë dhe realizuan golin e barazimit me Walcott. Welbeck në sekondat e fundit të shtesës shënon me kokë golin e fitores. Tashmë diferenca mes të dyja skuadrave është vetëm 2 pikë me Lecesterin 53 pike dhe Arsenalin 51.