Rikthehet moda e vjeter e pantollonave te gjera me bel te theksuar

300

Hulumtoni neper dollapet e nenave dhe gjeni rrobat e qe i kane veshur para 20-30 vjetesh. Moda e vjeter po kthehet, dhe me pak modifikime, me rrobat e vjetra do te dukeni trendi. Eshte fjala per pantollonat e gjera, te thella, me bel te theksuar; kemisha te bardha, dantella tek menget e tek jaka dhe detaje te tjera te ngjashme.

Eshte Victoria Beckham qe e ka risjelle kete mode. Ajo është reklama më e mirë për rrobat dhe këpucë të cilat vet i dizajnon. Është fotografuar nga koka deri te këmbët, duke dalë nga dyqani i saj në Londër, e veshur me koleksionin e veshjes nga trendi më i ri, e cila i ka prezantuar kohët e fundit dhe të cilat së shpejti do të jenë në shitje.

Veshjet e saj mund të konsiderohen si definim i elegancës së lirshme. Pantallona të zeza me linjë të theksuar në mes, këmishë të bardhë dhe një pallto blu të errët me detaje dantelle në fund të krahëve, e plotësojnë feminitetin e saj.

Kjo ishte një zgjedhje disi e pazakontë për të, sepse ajo gjithmonë ka veshur këpucë me take të larta apo me platformë masive, por kohët e fundit shpesh po e shohim në kombinimet e saj me këpucë të rrafshta apo atlete.

 Victoria ka dëshmuar edhe një herë se është një përcjellëse e vërtetë e modës, sepse edhe ekspertët e tillë kanë dëshmuar se kjo modë e kombinimit të këpucëve, sado që të duket “disi e vjetër”, është shumë e rehatshme dhe ky model konkretisht do të dominojë gjatë sezonit të pranverës.