Rikthehet magjia e Championsit, përballjet dhe derbi i të martës mbrëma

171

Gara prestigjioze evropiane do të nisë sezonin e ri me fazën grupore të Ligës së Kampionëve. Të martën mbrëma do të vihen përballë skuadrat në kuadër të grupeve A, B, C dhe D.

Padyshim se derbi i mbrëmjes do të jetë dueli ndërmjet Paris Saint Germainit dhe Arsenalit në Parc de Princes.

Barcelona është nikoqir i Celticut, Bayern Munichu pret FC Rostov, Manchester City luan ndaj Borussia Moenchengladbachut, ndërsa Atletico Madridi udhëton te PSV.

Këto janë të gjitha duelet e të martës mbrëma:

Grupi A
Basel – Ludogorets Razgrad
Paris Saint Germain – Arsenal

Grupi B
Benfica – Besiktas
Dynamo Kyiv – SSC Napoli

Grupi C
Barcelona – Celtic
Manchester City – Borussia Moenchengladbach

Grupi D
Bayern Munich – FC Rostov
PSV Eindhoven – Atletico Madrid