Rikthehen emocionet e Serise A

138

Rikthehet Seria A dhe emocionet e saj të jashtëzakonshme, mund të mos jetë më kampionati më i fortë në botë dhe sighurisht që nuk është më i pasuri, por gjithsesi mbetet jo vetëm gjeografikisht por dhe emocionalisht më pranë shqiptarëve të mësuar ta ndjekin për vite me radhë. Përtej Adriatikut pyetja mbetet edhe këtë vit e njëjta, kush do të jetë anti-Juventusi dhe mbi të gjitha a do të arrijë një skuadër tjetër të zbresi nga froni bardhezinjtë e Allegrit që kërkon titullin e 6-të rradhazi. Juventusi ka bërë një merkato të frikshme, ka marrë kryegolashënuesin e edicionit të kaluar Higuain ndërsa në mesfushë ka një Pjanic më shumë. Strategji përca e sundo, duke dobësuar në këtë mënyrë skuadrat që ishin rivalet më të kuotuara sezonin e kaluar. Gjithsesi te Napoli ka më shumë uri pas largimit të Higuain ku Hamsik, Gabiadin e Hysaj me shokë do të duan të mbushin boshllëkun e krijuar nga largimi i argjentinasit, ndërsa dhe te Roma janë lodhur me misionet e papërmbushura. Verhdekuqtë këtë vit synojnë titullin, duke kërkuar të mos flitet më vetëm për golat e gabuar nga Dzeko apo Totin që qëndron në stol. Është aty dhe Interi, De Boeur ka një detyrë të vështirë për tu adaptuar shpejt me Serinë A, por zikaltërit ja kanë dalë të mbajnë yjet duke bërë blerje interesante si Candreva. Ka patur më pak kohë për merkato për Milanin që këtë verë e ka kaluar mes pritjen për shitjen e klubit, por aty pritet që diferencën ta bëjë fantazia e Montellës, shkruan Super Sport.

Një surprizë mund të vijë dhe nga grupi i atyre që kanë pësuar shumë zhgënjime këto vitet e fundit, skuadra si Lazio e Fiorentina, ku i dihet nga një grup i tillë mund të dalë një Leicester italian. Përtej sharmit të zakonshëm për të gjithë ne ky do të jetë një sezon që ka dhe një motvi më shumë për të mos u humbur, do të jenë plot 9 shqiptarët që luajnë këtë sezon në Serinë A, duke nisur nga Hysaj i Napolit, Lazio me Etrit Berishën e Strakoshën e ri, Peskarën ku janë plot tre shqiptarë, Memushaj, Rey Manaj që kërkon të bëjë hapin e madh në kategorinë maksimale të futbollit italian me një rol protagonisti, dhe Leonardo Malokun, është dhe Torino me Arlind Ajetin, Gjimshiti te Atalanta e Veseli te Empoli, do të mund ti ndjekim ndeshje pas ndeshje drejtpërsëdrejti në Supersport, shtëpinë sportive të të gjithë shqiptarëve. Kampionati nis menëjherë më një sfidë të rivalitetit të jashtëzakonshëm , cel siparin Roma-Udinese ndërsa në orarin tradicional të mbrëmjes 20.45 një përballje absolutisht për të mos u humbur, luhet Juventus-Fiorentina. E kemi pritur, mirësevjen Serie A.