Rezultatet komplete si dhe tabela pas javës së tretë në Ligën e Dytë (FOTO)

534

Dy takimet e zhvilluara në ditën e hënë kanë ndryshuar rrënjësisht renditjen tabelare në Grupin B të Ligës së Dytë. Fitorja e Lepencit në udhëtim ndaj Kastriotit, rikthen kaçanikasit në krye të tabelës me maksimumin e pikëve nga tre javët e para, ndërkohë që ndiqet pas nga Bashkimi Koretinit dhe Dardana që kanë tubuar nga shtatë pikë, shkruan Gazeta Sheshi.

Të hënën janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e rradhës të xhiros së tretë në Grupin B të Ligës së Dytë. Falë golave të Mitat Berisha, Erblin Troni dhe Fisnik Dernjani, skuadra e Lepencit triumfoi pastër në udhëtim tek Kastrioti dhe me plotë meritë kryeson klasifikimin.

Fitore të rëndësishme në luftë për tu ngritur në një rank më të lartë të garave realizoi edhe Bashkimi i Koretinit në Gjilan, me ç’rast mposhti skuadrën e Galaksisë me shifra bindëse 5-1. Katalizatorë të këtij triumfi të “Fidanëve” ishin Bujamin Xhemaili dhe Kushtrim Rexhepi që realizuan nga dy gola, ndërkohë me një tjetër kontriboi edhe Valmir Ramadani, shkruan Gazeta Sheshi.

Këto janë rezultatet komplete të javës së tretë në Ligën e Dytë (Grupi B):

Bashkimi (GJ) 0-3 Arbëria
Tefik Çanga 2-4 Dardana
18 Korriku 1-1 Xërxa
Vjosa 3-2 Minatori
Kastrioti 0-3 Lepenci
Galaksia 1-5 Bashkimi (K)

Dueli ndërmjet Kaolit dhe Besëlidhjes zhvillohet të mërkuën.

Renditja tabelare pas javës së tretë në Ligën e Dytë (Grupi B):

1. Lepenci 3 9pikë
2. Bashkimi (K) 3 7
3. Dardana 3 7
4. Kika 2 6
5. Arbëria 2 6
6. Xërxa 3  5
7. Vjosa 3 4
8. Besëlidhja 2 3
9. Bashkimi (GJ) 3 3
10. Galaksia 2 3
11. Kastrioti 3 3
12. Kaolini 2 2
13. Minatori 3 1
14. Tefik Çanga 3 1
15. 18 Korriku 3 1

/Gazeta Sheshi/