Rezultatet e rrethit të katërt të Kupës, nuk mungojnë befasitë

Kanë përfunduar ndeshjet e raundit të katërt në Kupën e Kosovës, derisa nuk kanë munguar as befasitë. Bashkimi Koretinit është kualifikuar në raundin e rradhës dhe do jetë me skuadrat e Superligës në vazo pasi eleminoi 2 Korrikun, shkruan Gazeta Sheshi.

Bunjamin Xhemaili me dy gola dhe Meriton Canaj me një tjetër kanë ndihmuar skuadrën e portokallinjëve të hecin në fazën tjetër të garave.

Ndërkohë skuadra tjetër nga Liga e Dytë, Arbëria është eleminuar nga Vëllaznimi.

Ja rezultatet komplete:

Vellaznimi – Arberia 2-1
Flamurtari – Vllaznia 3-1
Bashkimi (K) – 2-Korriku 3-1
KEK-u – Dukagjini 3-1

/Gazeta Sheshi/