Rezultatet dhe tabela pas javës së pestë në Vala Superligë (FOTO)

730

Rezultatet e javës së pestë në Vala Superligë kanë sjellur rezultate befasuese, me ç’rast renditja tabelare ka pësuar shumë ndryshime. Prishtina e ka triumfuar derbin përballë Gjilanit në ndeshjen e parë të këtij vikendi falë golit të Liridon Kukajt në fillimin e ndeshjes, dhe e vetëm e kryeson renditjen shkruan Gazeta Sheshi.

Përcjellësi më i afërt i bardh e kaltërve nga kryeqyteti tani është Trepça ’89, pasi falë fitores në udhëtim ndaj Ferizajt ngritet në kuotën e 12 pikëve.

Hajvalia ka bërë befasinë më të këndshme të kësaj jave duke triumfuar në udhëtim tek Drita në Gjilan. Të vetmin gol në ndeshje e realizoi Shpëtim Babaj nga penaltia tetë minuta para fundit. Ndërkohë, në duelin derbi të ditës së diel dy rivalët e vjetër Trepça dhe Besa ndajnë nga një pikë, pasi kanë luajtur 1-1, shkruan Gazeta Sheshi.

Rezultatet, java V

Rezultatet java VTabela, java V

tabela/Gazeta Sheshi/