Rezultate befasuese në Ligën e parë: Humbasin Dukagjini dhe Vëllaznimi, Besa drejt Superligës

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 29-të në Ligën e Parë, derisa janë shënuar rezultate tejet befasuese, shkruan Gazetasheshi.com.

Dukagjini i Klinës e ka humbur edhe pozitën e dytë të renditjes tabelare pas humbjes në udhëtim nga 2 Korriku (2-1).

Rezultat befasues edhe në Istog, teksa skuadra vendase mposhti Vëllaznimin me rezultat identik (2-1).

Fitore tejet të vlefshme në luftën për inkuadrim në Superligë ka shënuar Besa, pasi që në shtëpi e ka mposhtur thellë Arbërinë dhe ka arritur të kalojë në pozitën e dytë.

Rezultatet – Java 29

Besa – Arbëria 7-2
Vushtrria – Ramiz Sadiku 3-0
Trepça – Kika 1-0
Istogu – Vëllaznimi 2-1
Drenasi – Fushë Kosova 1-0
Vitia – Vllaznia e Pozheranit 0-1
2 Korriku – Duakgjini 2-1
Bashkimi Koretinit – Onix Banja 2-1

/Gazeta Sheshi/