Rexhepi: E kemi harruar 89-shin, jemi gati për Prishtinën

439

Gjilani ka humbur mundësinë për të marrë kreun në renditjen tabelare vikendin e shkuar, pasi kishte pësuar disfatë minimale në shtëpi nga Trepça ’89, mirëpo për futbollistët e kësaj skuadra ajo ndeshje tashmë është harruar dhe janë duke u bërë gati për betejat e rradhës, njofton Gazeta Sheshi.

Njëri ndër futbollistët më të dalluar të skuadrës gjilanase në këto duelet e para, Alban Rexhepi, i cili është rikthyer në kampionatin e Kosovës, pas një aventure dhjetë muajshe tek skuadra e Laçit, vlerëson pozitivisht paraqitjet e tij të para, megjithëse shprehet se ka ende për të dhënë në vazhdimin e kampionatit.

“Kam patur një lëndim të gjatë dhe kam parë të arsyeshme të kthehem në kampionatin e Kosovës në mënyrë që të kem minutazh të mjaftueshme. Erdha tek Gjilani pasi më pëlqeu qasja dhe ambicja e zyrtarëve të klubit dhe deri më tani gjërat kanë ecur relativisht mirë”, potencoi Rexhepi.

12548872_157393924632062_7800659743710442732_n

Ndërkohë, i pyetur për duelin e fundit dëshprues ndaj “minatorëve” dhe sfidën e rradhës nga skaudrës së Prishtinës, ai u shpreh:

“Ishte vetëm një ditë e keqe, mirëpo ne tashmë kemi harruar duelin me Trepçën ’89 dhe jemi duke u bërë gati për duelin e rradhës ndaj Prishtinës. E dimë që do jetë e vështirë duke patur parasysh gjendjen nëpër të cilën po kalon Prishtina, mirëpo ne kemi objektivat tona dhe do udhëtojmë përë një rezultat sa më pozitiv që do na shërbente për të arritur objektivat tona”.

Në fund Rexhepi ka bërë një paralele ndërmjet kampionatit shqiptar dhe atij kosovar duke deklaruar:

“Është një ndryshim ndërmjet dy kampionateve. Duhet pranuar se futbolli në Superiore është më superior se këtu në Kosovë. Unë tani jam i përqendruar maksimalisht tek Gjilani dhe të jap më të mirën në kampionat, pastaj shohim për gjerat tjera”.

/Gazeta Sheshi/