Rexha "kërcënon" haptas Superligën

193

Të gjithë shpresojnë se në edicionin e ri rivaliteti do të jetë më i madh, cilësia më e mirë dhe shikueshmëria në rritje në elitën e futbollit. Besa e Pejës ka objektiva që të luftojë në dy fronte, për titull dhe për Kupën e Republikës së Kosovës.

Kështu të paktën ka thënë sulmuesi i kësaj skuadre, Kastriot Rexha. “Synimet e Besës dihen. Luftojmë për titull dhe për Kupë”, ka deklaruar Rexha.

Madje, ai pohon se nuk i frikësohen asnjë kundërshtari, derisa ka folur edhe për përgatitjet.  “Thuajse jemi në përfundim të fazës së parë të përgatitjeve. Përveç vrapimeve kemi filluar të punojmë edhe me top dhe stërvitemi dy herë në ditë”, pohoi Rexha për “Bota Sot”.

“Dalëngadalë po e marrim veten dhe po futemi në formë të mirë. Kushtet në klub janë shumë të mira, është investuar, kemi fushën me barin sintetik afër stadiumit”.

Besa është nga skuadrat më të përforcuara gjatë kësaj vere.