Retrospektivë: Përleshja e Babastars me Noizyn para katër vitesh (Video, +16)

Të gjithë tashmë jemi në dijeni për përleshjet mes grupeve Babastars dhe OTR. Mbrëmë (e martë) u raportua se kishte ndodhur një përleshje fizike mes reperit Noizy dhe Cozman, duke përfunduar edhe deri te gjuajtjet me plumba, gjë e cila bëri që reperët Noizy dhe Varrosi të marrin trajtim mjekësor në QKUK.

Shkas i kësaj përleshje të vazhdueshme mesa duket janë deklaratat e tyre thumbuese nëpër media, si dhe diss-at që vazhdimisht publikojnë për njëri tjetrin.

Kujtojmë që kjo përleshje nuk ishte e para mes tyre, pasi në vitin 2012 kishte ndodhur një ngjarje e tillë në aeroportin e Cyrihut, në Zvicër.

Situata mes tyre kishte eskaluar, dhe kështu ka filluar edhe rrahja me grushte, gjersa vetëm pak orë më vonë të dy palët publikuan video duke treguar se janë mirë dhe se nuk kanë pasur asnjë gërvishtje në trup.

Në atë kohë pjesë e Babastars ishte edhe Ledri Vula, i cili kishte marrë përsipër gjithë ngarjen, duke treguar versionin e tij se Babastars kishin qenë ata të cilët e kanë lënë me lëdime Noizyn dhe mikun e tij.

Ndërsa më pas në YouTube erdhi edhe videoja e Noizyt dhe mikut të tij, i cili deklaroi se ata kishin arritur të rrihnin gjashtë persona të Babastars, madje posedonin edhe një varëse ari të njërit prej anëtarëve.

Duket se historia po vazhdon të përsëritet, gjersa fansat presin që ky konflikt të marrë fund sa më shpejt.