“Respekt për Ronaldon, por Messi është në një tjetër nivel”

194

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba beson se do të ishte qesharake nëse nuk e respekton Ronaldon, por ai është i bindur se ylli i Real Madridit është larg Lionel Messit.

Portugezi mund të jetë fituesi i Topit të Artë këtë vit, pasi favorizohet më shumë pas triumfeve si Liga Kampionëve dhe Evropiani, por Alba mendon se shfaqjet në fushë janë më të rëndësishme se sa triumfet e fituara.

“Shumë zëvendësues e kanë fituar Euro, Kupën e Botës apo edhe Ligën e Kampionëve, pa kontribuar asgjë. Në fund të fundit lojtari çfarë bënë në fushë është më e rëndësishme, e për këtë Lionel Messi ka qenë më i miri”, ka thënë Alba për AS.