Renova mbyll aventurën evropiane pas disfatës nga Hajduk Split

Hajduku i Splitit ka shënuar fitore në udhëtim kundër Renovës.

Skuadra shqiptare nga Maqedonia Veriore, Renova, është mposhtur minimalisht 0:1.

Hajduku i Splitit arriti të zhbllokonte ndeshjen qysh në minutën e 4’ të ndeshjes, me golin e shënuar nga Mijo Caktas.

Ky gol doli të ishte vendimtar për fatin e këtij takimi që ishte i vlefshëm për raundin e dytë të kualifikueseve për Ligën e Evropës.

Renova kështu i jep fund aventurës në garat ndërkombëtare këtë sezon.