Renova e turpëron Trepçën në miqësore

1110

Skuadra shqiptare e Renovës nga Maqedonia nuk ka treguar aspak mëshirë për Trepçën. Dueli miqësor i sapozhvilluar në Mitrovicë ka përfundur me fitore të thellë të ekipit mysafir, Renovës.

Skuadra nga Tetova ka triumfuar 7:1, madje nuk ka dhënë maksimumin në këtë duel. Vlen të theksohet se trajneri i Renovës në pjesën e dytë ka zëvendësuar thuajse komplet skuadrën, pasi rezultati final mund t’i ngjante një ndeshje basketbolli, shkruan Gazeta Sheshi.

Hasan Hyseni realizoi golin e vetëm për mitrovicasit.

Kujtojmë se para pak ditësh, edhe Feronikeli luajti me Renovën, por pësoi me vetëm një gol dallim, 3:2.