Renditja përfundimtare e stinorit vjeshtor të kampionatit në Superligë

Disfata në udhëtim te Vushtrria nuk i ka prishur shumë punë Ballkanit që do të dimërojë në pozitën e parë këtë edicion, raporton Gazetasheshi.com.

Skuadra e drejtuar nga Ismet Munishi mbyll vjeshtën me dhjetë fitore, katër barazime dhe tri disfata. 34 pikë për portokallinjtë që ndiqen nga Gjilani me 32 pikë, Drita dhe Prishtina që kanë nga 31.

Tashmë në garë është rikthyer edhe Feronikeli që me 27 pikë ‘kërcënon’ skuadrat në krye.

Fitore të rëndësishme në luftë për mbijetesë kanë marrë Ferizaj dhe Vushtrria që mezi po e presin afatin kalimtar të janarit.

TABELA:

Renditja përfundimtare në stinorin vjeshtor në Superligë (Edicioni 2019/20)

/Gazeta Sheshi/