Renditja e FIFA-s: Shqipëria ngritet, ja ekipet që lë pas

103

FIFA ka publikuar dhe rënditjen për muajin shkurt, ku Kombëtarja jonë e drejtuar nga trajneri De Biazi është pozicionuar në vendin e 35-të, duke u ngjitur një më lart.

Muajin e kaluar Shqipëria ishte në vendin e 36-të, për shkurtin ngjitet një më lart, kjo për shkak të rënies në rënditje të Bregut të Fildishtë, i cili ka humbur 8 vende dhe vjen pas nesh.

Kuqezinjtë lënë pas Greqinë, Danimarkën, Algjerinë, gjithashtu dhe Serbinë e cila renditet e 50-ta.

Ndërsa Belgjika vazhdon të kryesojë, e ndjekur nga Argjentina, Spanja dhe Gjermania.