Renditja e 50 përballjeve më të zjarrta të futbollit

270

Për shumë janë derbi, për të tjerë janë përballje klasike të futbollit botëror. Në të vërtetë, ndeshjet e dy skuadrave të të njëjtit qytet apo të dy ekipeve që kanë një rivalitet historik, janë ato që mbushin më shumë stadiumet. Në Amerikën e Jugut ashtu si në Europë, janë të shumta sfidat që ndezin tifozeritë dhe që zgjasin më shumë se 90 minutat e zakonshme. Në Angli, ku një barazim në derbi shihet si një humbje, është bërë një klasifikim i veçantë i përballjeve klasike më të bukura të të gjitha kohërave: një “top 50” që përmbledh më të mirën e futbollit botëror. Në krye të kësaj renditjeje, sipas revistës angleze “Four Four Two”, është derbi i Buenos Aires mes Boca Juniors dhe River Plate. Mbrapa sfidës së zjarrtë argjentinase, vjen “Klasikja” spanjolle (Real Madrid-Barcelona) dhe rivaliteti historik mes Celtic dhe Rangers.

Mes 50 përballjeve më të bukura të përzgjedhura nga redaksia e revistës britanike, janë edhe tre ndeshje të Serisë A. Në vendin e pesë, në fakt, gjejmë derbin e kryeqytetit italian mes Lazio dhe Roma. Pak më poshtë, në vendin e 13-të, vjen derbi i “Madonnina”-s mes Inter dhe Milan. Ndërsa në vendin e 30-të është përballja mes Genoa dhe Sampdoria. Ndërkohë, mes përballjeve që janë pozicionuar në vendin e parë janë edhe ato mes Fenerbahce dhe Galatasaray, mes Liverpool-United dhe Borussia Dortmund-Schalke.

Kjo është lista e plotë e 50 përballjeve më të bukura derbi:
1 – Boca – River (Argjentinë)
2 – Real Madrid – Barcelona (Spanjë)
3 – Celtic – Rangers (Skoci)
4 – Nacional – Penarol (Uruguai)
5 – Lazio – Roma (Itali)
6 – Fenerbahçe – Galatasaray (Turqi)
7 – Liverpool – Manchester United (Angli)
8 – Gremio – Internacional (Brazil)
9 – Borussia Dortmund – Schalke 04 (Gjermani)
10 – Al Ahly – Zamalek (Egjipt)
11 – Marseille – Paris Saint-Germain (Francë)
12 – Chivas – América (Meksikë)
13 – Milan – Inter (Itali)
14 – Portsmouth – Southampton (Angli)
15 – Independiente – Racing (Argjentinë)
16 – Ajax – Feyenoord (Holandë)
17 – FK Velez – HSK Zrinjski (Bosnje)
18 – Flamengo – Fluminense (Brazil)
19 – Olympiakos – Panathinaikos (Greqi)
20 – Arsenal – Tottenham (Angli)
21 – East Bengal – Mohun Bagan (Indi)
22 – Partizan Belgrado – Ylli i Kuq Belgrado (Serbi)
23 – Corinthians – Palmeiras (Brazie)
24 – Newcastle United – Sunderland (Angli)
25 – Real Betis – Sevilla (Spanjë)
26 – Raja – Wydad (Marok)
27 – Hajduk Spalato – Dinamo Zagabria (Kroaci)
28 – Benfica – Sporting (Portugali)
29 – Colo-Colo – Universidad de Chile (Kili)
30 – Genoa – Sampdoria (Itali)
31 – Kaizer Chiefs – Orlando Pirates (Afrikë e Jugut)
32 – Dinamo Bukursht – Steaua Bukuresht (Rumani)
33 – Esteghlal – Persepolis (Iran)
34 – Barcelona – Emelec (Ekuador)
35 – Glentoran – Linfield (Irlanda e Veriut)
36 – Cerro Porteno – Olimpia (Paraguai)
37 – CSKA Sofia – Levski Sofia (Bullgari)
38 – Alianza Lima – Universitario (Peru)
39 – Hamburgo – St. Pauli (Gjermani)
40 – América de Cali – Deportivo Cali (Kolumbi)
41 – Dinamo Moska – Spartak Moska (Rusi)
42 – Bahia – Vitoria (Brazil)
43 – FC Seoul – Suwon Bluewings (Korea e Jugut)
44 – Everton – Santiago Wanderers (Kili)
45 – Athletic Bilbao – Real Sociedad (Spanjë)
46 – Newell’s – Rosario Central (Argjentinë)
47 – Lione – Saint-Etienne (Francë)
48 – Portland Timbers – Seattle Sounders (SHBA)
49 – Blooming – Oriente Petrolero (Bolivi)
50 – Sheffield United – Sheffield Wednesday (Angli)